Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekskluzive: Glauk Konjufca takohet me Hoxhajn e PDK-së në një kafe në Prishtinë – pak orë pasi Kurti bëri ofertë për President

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 15:36
Ekskluzive: Glauk Konjufca takohet me Hoxhajn e PDK-së në një kafe në Prishtinë – pak orë pasi Kurti bëri ofertë për President

*foto ilustruese

GazetaDemos merr vesh nga burimet e veta se ministri Glauk Konjufca si dhe ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj kanë zhvilluar sot një takim.

Të njëjtin janë parë në njërën prej kafiterive të Prishtinës.

Deri më tani nuk dihet tema për të cilën dyshja u pa duke biseduar, teksa ky takim vjen vetëm pak orë pasi kryeu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bëri ofertë PDK-së e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe shamngien e shkuarjes në zgjedhje.

VV ftoi PDK-në e LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra unifikues për president.

“Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, VV thotë se do të siguroheshin 90 nënshkrime dhe do të tërhiqeshin kandidaturat e propozuara të Konjufcës e Kollçakut.

“Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, thuhet ndër tjera në njoftimin e VV-së.

Gjithashtu, Vetëvendosje tha se koha është e kufizuar dhe për shkak të afateve kushtetuese, presin përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin