Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali i tij. Sipas të njëjtave informacione bëhet e ditur se i dyshuari e kishte goditur viktimën me sëpatë duke i shkaktuar lëndime të rënda, raporton GazetaDemos.
Ky i fundit menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në në Deçan, ndërsa i dyshuari është arrestuar më pas Policia e Kosovës.
Tashmë kur kanë aluar disa orë nga ngjarja, viktima e këtij rasti, Agim Musshabanaj është deklaruar publikisht për rastin.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e gazetarët e vendit që mos të shpifin gjëra të pabaza.
