Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ekipet e dy mediave kërcënohen “me prerje koke” brenda sallës së gjyqit në Gjilan, reagon AGK

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 17:54
Ekipet e dy mediave kërcënohen “me prerje koke” brenda sallës së gjyqit në Gjilan, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi.

Sipas njoftimit të AGK’së, gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor.

“Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre. Ekipet e gazetarëve e kanë njoftuar gjykatësen e rastit dhe e kanë paraqitur rastin në Polici”, thuhet në njoftim.

AGK-ja u ka bërë thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit.

“AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
  • 08:29Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës
  • 08:27Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni
  • 08:26Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim
  • 08:11Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme