Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, vizitoi sot fermerin e njohur Ejup Xhaferi në fshatin Dobërllukë një emër i respektuar që përfaqëson me dinjitet mundin dhe përkushtimin e bujqve të Vushtrrisë.

”Vizitë fermerit të vyer Ejup Xhaferi nga Dobërlluka. Ai është shembulli më i mirë se si nderi e bereqeti i fermerit buron nga puna dhe djersa e ballit.

Unë jam krenar që gjatë qeverisjes sime kam qenë përkrah fermerëve të vyer të Vushtrrisë, ata e dijnë ndihmën e madhe që ju dhamë prandaj sot kemi plan konkret për bujqësinë 🚜🌱.”, theksoi Tahiri.