Egzon Pacolli, asamblist i LDK-së në komunën e Prishtinës, i ftuar në Pressing në T7, tha se Përparim Rama në rast se garon në zgjedhje nacionale kundër Albin Kurtit, “e mund Kurtin, si në kryeqytet”.
Lidhur me sulmet që po i bëhen Ramës, Pacolli tha; “frikën e madhe që ia kanë Përparim Ramës si opozitarin kryesor në vend, qaty iu dhemb…E din që në një garë të ardhshme potencialisht Përparim Rama kundër Albin Kurtit, Përparimi e mund si në kryeqytet”.
