Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Efektet e një cikloni të fuqishëm pritet të ndihen sonte në Kosovë, parashikohet shi e borë gjatë natës

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 18:30
Efektet e një cikloni të fuqishëm pritet të ndihen sonte në Kosovë, parashikohet shi e borë gjatë natës

Cikloni i fuqishëm i cili tashmë po shkakton stuhi bore e shiu që nga Sllovenia deri në Mal të Zi, gjatë orëve të vonshme do të përfshijë edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe pastaj edhe Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.

Gjatë natës në Kosovë përpos shiut parashihen edhe reshje të përziera me shqote e borë edhe në disa ultësira të Rrafshit të Kosovës sepse temperaturat polare do të miksohen së bashku me frontin e fuqishëm të ftohtë ajror, megjithatë reshjet e borës nuk parashihet të zgjasin shumë në zonat e ulëta të Rrafshit të Kosovës për dallim nga viset malore ku priten reshje më të shpeshta bore, shkruan Meteo Ballkan.

Në tërë Kosovën do të fillojnë reshje shiu të cilat në disa momente mund të jenë të dendura dhe pastaj në zona të caktuara përpos viseve kodrinore-malore do të përzihen me shqote dhe borë.

Reshje të dendura priten edhe Shqipëri, Mal të Zi dhe në fund edhe në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje në nivel rajoni. Vende-vende priten stuhi me vetëtima e bubullimë.

Stuhi dimërore priten sonte në shumë pjesë të Ballkanit she ato kanë filluar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në viset kodrinore-malore priten reshje të dendura bore, madje edhe në disa ultësira të Bosnjës dhe Kroacisë do të ketë shtresa bore./MeteoBallkan

bore

Më shumë nga Lajme

  • 09:33Albin Kurti arrin në Nju Jork, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
  • 09:17Burrë e grua rrahen mes vete në Obiliq, Policia jep detaje
  • 09:15Incidenti në Mitrovicë: Disa persona të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic
  • 08:40Misetic i reagon Prelecit: Gjykata deklaroi se edhe mjetet për arritjen e pavarësisë ishin në masë të madhe kriminale
  • 08:38Heqja e tavanit për çmimin e naftës, Kusari-Lila: Po e përcjellim tregun për masa të reja