Edon Cana nga Partia Demokratike e Kosovës, e do të garojë për kryetar të Komunës së Rahovecit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj strukturave të PDK-së për besimin dhe mbështetjen.
“Sot, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec më besoi përgjegjësinë dhe nderin e madh për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit. Ky vendim është më shumë se një kandidaturë – është një thirrje për punë, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë,” ka shkruar ai.