Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edi Rama përfundon takimin me Thaçin: E kam gjetur komandantin në formë si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 12:55
Edi Rama përfundon takimin me Thaçin: E kam gjetur komandantin në formë si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përfunduar vizitën te Hashim Thaçi.

Rama ka shkruar në rrjete sociale se Thaçin e gjeti krenar e në formë.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut””, ka shkruar Rama.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e shteteve të Europës e SHBA-së dhe me me fondet e taksapaguesve europianë e amerikanë, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pesë vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur për në Hagë për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një lidhje “live’ në rrjetet e tij sociale, ai ka vazhduar me kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar për shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut nga kjo gjykatë.

“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohësh tani më nga takimi mëpasshëm, komandantin e UÇK, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli dritësie ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponzorizuan atë lloj drejtësie, ku shkelje e të gjitha standardeve, shkeljet të drejtëve të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të gjitha normave janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë mbahen mbyllur”, ka thënë ai.

Ai është shprehur optimist për mbylljen e këtij procesi.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake të sjell në sallën e drejtësie ndërkombëtare nga akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitrëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj, shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së paradites së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dh tre bashkëluftëtarëve të tij. Uroj dhe shpresoj që vendet demokratike që sponzorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësi demokratike të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit, të cilët të vetmin faj kanë se u rebelua ndja një regjimi satrap”, ka thënë Rama.

Edi RamaHagëHashim Thaçi

Të ngjashme

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

12:15
Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

19:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë