Lëvizja Vetëvendosje, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me krerët e partive politike.
Kështu ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njëherësh deputete e VV-së.
“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga presidentja Osmani, dhe natyrisht që do t’i themi qëndrimet tona në raport me situatën aktuale. Pra gjithçka në kohën e vet. Pra nesër do ta japim qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje”.
