Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edhe votat e Drenasit nën ‘llupën’ e Prokurorisë, autorizohet Policia të veprojë

GD
Gazeta Demos26 janar 2026 në 15:00
Edhe votat e Drenasit nën ‘llupën’ e Prokurorisë, autorizohet Policia të veprojë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me datë 28.12.2025, ka vërejtur mospërputhjet lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit.

“Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje.”

Po ashtu, prokurori i shtetit është duke përcjellë nga afër procesin e rinumërimit edhe në komunat tjera që bien në kompetencë të kësaj prokurorie, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të analizohen të gjitha rrethanat dhe shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve tjera për grumbullimin e informatave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë është e determinuar në luftimin e dukurive negative në Republikën e Kosovës, e veçanërisht me rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:31Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik
  • 13:29“Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë”, flet Anton Çuni
  • 13:21Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten
  • 13:11AGK dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt, kërkon garanci për sigurinë e tij dhe të familjes
  • 13:05"E keni montuar", Edonisa reagon sërish për foton që u publikua: Publikoni pamjet e plota