Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar është 32°C ose më e lartë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime.



