Deri me tani, asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Kryeparlamentarit nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.
Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për sot, më 26 gusht, në orën 11:00.
Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë për këtë post: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën.
Murati mori 55 vota, dy më pak se në seancën e parë ku kishte marrë 57. Po aq vota siguroi edhe Nagavci, ndërsa Basha arriti të marrë 57 vota, duke përfshirë edhe përkrahjen e deputetëve Bekë Berisha (AAK) dhe Arben Gashi (LDK). Deputetët e PDK-së abstenuan nga votimi.