Është dëmtuar qëllimshëm kutia elektrike e ndriçimit publik në Rrugën B. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës së Prishtinës. “Në rrugën B është dëmtuar qëllimisht kutia elektrike e ndriçimit publik, duke shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit. Ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt që të jetë e mundur.”, thuhet në njoftim. Ky ndriçim publik ishte përuruar nga kryetari Përparim Rama. Tashmë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. “Kryeqyteti e dënon çdo veprim të tillë që dëmton pronën publike dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të reagojmë sa më shpejt”, thuhet në faqen e komunës.

PAMJE: