Ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Ismet Bylykbashi pas një aksidenti trafiku.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në një aksident trafiku të bashkëluftëtarit të Kompanisë së II-të, Batalioni I, Brigada 123, Ismet Bylykbashi – Sorra. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve. Lavdi kujtimit të tij!”, thuhet në njoftim.