Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë në Valbonë, turisti holandez bie nga shkëmbi dhe humb jetën

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 22:23
E rëndë në Valbonë, turisti holandez bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të Alpeve Shqiptare, në zonën malore të Valbonës, ku një turist nga Hollanda ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes nga një lartësi e konsiderueshme e një shkëmbi duke rënë në humnerë, gjatë një ecjeje individuale në një nga majat e thepisura.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, konfirmoi ngjarjen dhe dha një reagim zyrtar mbi situatën.

”Është një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin tonë. Humbja e jetës së një turisti të huaj në Valbonë është një tragjedi që na prek thellë. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij dhe në orët e vona të kësaj të marte po punohet në kushte tejet të vështira nga toka dhe ajri për nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera Apelojmë me forcë për më shumë kujdes nga të gjithë vizitorët që eksplorojnë zonat malore. Terrenet tona alpine janë mahnitëse, por edhe kërkojnë përgatitje, informacion dhe masa të larta sigurie”, tha ai.

Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, sipas a2cnn, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare Shqiptare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe rikujton rëndësinë e respektimit të protokolleve të sigurisë për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen. Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim.

shqiperivdekje

Të ngjashme

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje

17:43
Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11:41
Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

10:19

Më shumë nga Lajme

  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00