Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin A. T., i cili dyshohet se, teksa kryente një manovër për lëvizje mbrapa me automjet, ka goditur aksidentalisht fëmijën.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.