Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 19-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar motoçikletën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit.
