Një i mitur është arrestuar pasditen e djeshme në Podujevë pasi që i njëjti kishte therur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij.
Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK.
