Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë në Dragash: Vdes një 40-vjeçar, ishte duke punuar me traktor në zonën malore

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 14:41
E rëndë në Dragash: Vdes një 40-vjeçar, ishte duke punuar me traktor në zonën malore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person rreth moshës 40-vjeçare ka humbur jetë.

I njëjti vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një incident me traktor, teksa ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragashë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragashë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutine Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete
  • 17:09Rama ndan pamje nga mbërritja në Shqipëri e pesë shqiptarëve nga Siria: Vijon përpjekja për të tjerët
  • 16:52Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot
  • 16:40“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
  • 16:40Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, transporti dhe pagat me ndikimin më të madh