Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E rëndë: Ky është punëtori që humbi jetën gjatë riparimit të energjisë në Himarë

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 11:26
E rëndë: Ky është punëtori që humbi jetën gjatë riparimit të energjisë në Himarë

Është publikuar fotografia e 55-vjeçarit Bashkim Boçi, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga moti i lig në zonën e Himarës.

Boçi ishte duke punuar në shtyllë, ku po tentonte të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë që e mbante të lidhur. Si pasojë, ai ka rënë nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke humbur jetën.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e 55-vjeçarit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme