Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik .
“Më 17.10.2025, në rrugën “Rexhep Bislimi”, një shofer (21 vjeç) u kap duke lëvizur me 117 km/h në zonën me kufizim 40 km/h dhe pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalje, me datën 22.10.2025 u ndëshkua me 800 € gjobë.
Më 23.10.2025, në rrugën “Brahim Ademi”, një shofer (22 vjeç) u kap me 143 km/h në zonën me kufizim 50 km/h; ndaj tij u shqiptua 400 € gjobë, 4 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 9 muaj.
Po atë ditë, në fshatin Babush, një shofer (40 vjeç) u ndal pasi po lëvizte me shpejtësi 161 km/h dhe rezultoi me 0.85 promila alkool . U ndëshkua me 500 € gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim patente për 6 muaj.
