Një rast i pazakontë me armë zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ku një 27-vjeçar është gjetur i plagosur në gjoks, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk janë sqaruar plotësisht
Sinjali raporton se personi i përfshirë në rast është A. K., rreth 27-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 14:05, në rrugën “Hysni Hyka” në Vitomiricë.
Pas pranimit të informatës, një patrullë policore është nisur drejt lokacionit, ku me të mbërritur ka hasur 27-vjeçarin me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e majtë të gjoksit.
Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili i ka ofruar ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa më pas ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë.
Por gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi incidenti, Policia ka hasur edhe në armën që dyshohet se është përdorur.
