Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të rrugës.
Sipas ligjeve në fuqi, policia thekson se ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore.
