E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovës, në rrëfimin e saj ka treguar që pasi përjetoi dhunimin, nuk i tregoi askujt kur u kthye tek familja.
“Krejt më kanë thanë çka ki, kom thanë më kanë rreh, më kanë rreh, kurgjo nuk kam, edhe më nuk kam dal deri me 13 qershor kur jena kthy”, ka rrëfeyer ajo në RTV Dukagjini.
Për shkak të ndodhisë së tmerrshme të saj, ajo nuk kishte dashur të krijonte familje e të martohej, dhe sa herë i vinte kjo mundësi, bënte gjeste të qëllimshme vetëm që të mos lidhej me askënd.
Por, në një moshë më të vonshme u martua dhe lindi një djalë por pastaj i vdiq bashkëshorti.