Më herët u raportua se Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Veternik të Prishtinës, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje me pagesë në Danimarkë.
Para pak minutash organet e rendit e kanë konfirmuar rastin përmes një komunikate për media, duke dhënë edhe detaje shtesë.
Njoftimi i plotë:
Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.
