Drejtoresha sportive, Edonisa Aliu ka reaguar sërish lidhur me incidentit që dyshohet të ketë ndodhur ditë më parë, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, ku pas një debati të ashpër me panelistin Liridon Leci, dyshohet edhe për dhunë fizikë.
Edonisa pretendon se ishte ajo viktima, teksa sipas një raporti të Prokurorisë, viktimë del të jetë vetë Leci.
E njëjta në reagimin e ri mohon se fotja e publikuar është origjinale, teksa shton se pret të publikohen pamjet e plota.




