Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E kanosi të miturën me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 14:54
E kanosi të miturën me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj

Është arrestuar një person i moshës 28- vjeçare në Ferizaj, pasi i njëjti duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”. Rasti është iniciuar më 26.06.2026, pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive”.

“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
  • 13:24Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende
  • 13:18Reagon veterani i UÇK-së që u rrah mbrëmë nga Policia: Nuk e sulmova Policinë, gjithmonë do të jem në shërbim të vendit
  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh
  • 13:07Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005