Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe uzurpim të funksionit qeveritar.
Në një postim në Facebok, Lushaku-Sadriu e cilësoi të papranueshme që Kurti flet për kushtetutshmëri, ndërkohë që, sipas saj, ka qëndruar në krye të qeverisë pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.
“Mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ai e quan ‘shkelje të Kushtetutës’,” shkroi ajo, duke shtuar se kjo tregon një logjikë ku individi e vendos veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.
