Mot stabil e kryesisht me diell po parashihet ditën e enjtë. Në aspektin termik do të jetë më nxehtë, me maksimale që kapin vlera prej 33C e 36C.
Minimalet zbresin në 14C e 17C. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme jugperëndimore 8-16m/s, me hove deri në 20m/s (70km/h), nga pjesë të Dukagjinit e Drenicës.
Orëve të hershme të mëngjesit ditën e premtë, rrebeshe shiu pritet të shtrihen pjesëve perëndimore të vendit.
Ditën nuk mungojnë intervale me diell, derisa pasdite më vonë mund të zhvillohen rrebeshe shiu. Temperaturat zbresin në 28C.