Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren, përball restorantit “Alegria”.
Viktima është Ezan Ademaj 29-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë nga drejtimi i lagjes Arbana në drejtim të rrugës Suharekë–Prizren. Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot, me namaz të Ikindisë në ora 15:10.
Sipas rrethanave fillestare, ai dyshohet se gjatë tentativës për tejkalim të një veture “Ford Fiesta”, nuk ka mbajtur distancën e sigurisë dhe ka goditur pasqyrën e majtë të automjetit.
