Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet se tejkaloi përdorimin e forcës gjatë arrestimit të një qytetari, suspendohet polici në Ferizaj

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 16:04
Dyshohet se tejkaloi përdorimin e forcës gjatë arrestimit të një qytetari, suspendohet polici në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një polici në Ferizaj, nën dyshimin se gjatë arrestimit të disa personave të dyshuar ka tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullte.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë para mesnatës kur disa zyrtarë policorë edhe pse e kishin sinjalizuar ndaljen e një veture e njëjta nuk ishte ndaluar. Sipas informacioneve të para raportohet se pas disa minutave të përcjelljes nga policia e njëjta veturë është ndaluar dhe se në këtë veturë ndodheshin tre qytetarë. Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të personave të dyshuar ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor ndaj njërit të dyshuar (drejtuesit të automjetit) i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor…Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Më shumë nga Lajme

  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat
  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë