Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet se një kompani tenderoi me dokumente false në spitalin e Pejës dhe atë të Gjilanit, AVONET japin detaje

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 17:22
Dyshohet se një kompani tenderoi me dokumente false në spitalin e Pejës dhe atë të Gjilanit, AVONET japin detaje

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare, AVONET pas një monitorimi të prokurimit publik në dy spitale, në pejë dhe në Gjilan ka vërejtur dokumente që ngjallin dyshime të arsyeshme për keqpërdorim dhe falsifikim, shkruan GazetaDemos.

“Personi në fjalë, dizajner i diplomuar, pas kërkesës së AVONET-it për konfirmim, ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në marrëdhënie pune me këtë operator ekonomik dhe se nënshkrimi i tij është përdorur pa autorizim. Kjo përbën një indikacion serioz se A.R.F. SHPK ka përdorur dokumente të falsifikuara në proceset e prokurimit publik, duke cenuar integritetin e procedurave dhe konkurrencën e drejtë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

AVONET ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë zyrtare për fillimin e hetimeve pranë Prokurorisë së Shtetit, po ashtu ka kërkuar nga të dy Spitalet që të ndërmarrin veprimet e domosdoshme ligjore për inicimin e procedurave të diskualifikimit pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Duke u bazuar në të gjeturat dhe në dyshimin e arsyeshëm për kryerje veprash penale, AVONET ka paraqitur kërkesë zyrtare për fillimin e hetimeve pranë Prokurorisë së Shtetit. Dyshimet e ngritura lidhen me Deklarim i rremë nën betim, Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Keqpërdorim i besimit si dhe Falsifikim i dokumenteve, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e AVONET.

Postimi i plotë:

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀

𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

AVONET në kuadër të monitorimit të prokurimit publik, ka analizuar dy procedura të zhvilluara në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Gjilanit. Gjatë këtij monitorimi, në dosjet e ofertimit të një operatori ekonomik janë vërejtur dokumente që ngjallin dyshime të arsyeshme për keqpërdorim dhe falsifikim. Bëhet fjalë për një CV, një kontratë pune dhe një certifikatë diplome, të cilat figurojnë në të dy tenderët pa dijeninë e të dëmtuarit në këto dokumente.

Personi në fjalë, dizajner i diplomuar, pas kërkesës së AVONET-it për konfirmim, ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në marrëdhënie pune me këtë operator ekonomik dhe se nënshkrimi i tij është përdorur pa autorizim. Kjo përbën një indikacion serioz se A.R.F. SHPK ka përdorur dokumente të falsifikuara në proceset e prokurimit publik, duke cenuar integritetin e procedurave dhe konkurrencën e drejtë.

Duke u bazuar në të gjeturat dhe në dyshimin e arsyeshëm për kryerje veprash penale, AVONET ka paraqitur kërkesë zyrtare për fillimin e hetimeve pranë Prokurorisë së Shtetit. Dyshimet e ngritura lidhen me Deklarim i rremë nën betim, Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Keqpërdorim i besimit si dhe Falsifikim i dokumenteve, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, AVONET ka kërkuar nga të dy Spitalet që të ndërmarrin veprimet e domosdoshme ligjore për inicimin e procedurave të diskualifikimit pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit, konform nenit 99 dhe 65 të Ligjit për Prokurimin Publik.

AVONET mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të proceseve të prokurimit publik dhe nxit të gjitha institucionet përgjegjëse që të veprojnë me transparencë, përgjegjësi dhe në frymën e sundimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë monitorimin dhe publikimin e rasteve që cenojnë interesin publik dhe besimin e qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë
  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”