Një shtetas i Serbisë, është arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se kishte falsifikuar një letërnjoftim të Serbisë.

Rasti është raportuar më 28 gusht 2026, rreth orës 14:30, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.