Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dyshohen për falsifkimin e mbi 19 mijë dollarëve, kërkohet paraburgim ndaj dy palestinezëve në Kosovë

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 10:45
Dyshohen për falsifkimin e mbi 19 mijë dollarëve, kërkohet paraburgim ndaj dy palestinezëve në Kosovë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: M.O, dhe Z.N.,- shtetas palestinez, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i parasë”.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 06.02.2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, i pandehuri M.O., me dashje duke e ditur se është e falsifikuar ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”

“Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit M.O., dhe Z.N., ekziston dyshimi i bazuar se më 07.02.2026, në Rr. “Skënderbeu” në Kaçanik, të njëjtit në bashkëkryerje kanë poseduar paratë e falsifikuara me qëllim që të njëjtat ti vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që pas kontrollit të banesës nga ana e policisë janë gjetur tridhjetë e nëntë (39) bankënota nga 50$, në total 19.500 dollar amerikan, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, me ç’ rast edhe janë sekuestrruar nga policia, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”

Dy të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 15:11“Nuk e njihja shokun me të cilin ishim rritur bashkë” – Invalidi i UÇK-së rrëfen momentet e rënda pas plagosjes në luftë
  • 15:06Rrokulliset vetura në Rugovë të Pejës, nuk ka të lënduar
  • 14:32Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
  • 14:23I zhdukur prej një jave, shqiptari gjendet i pajetë në një kanal në Itali
  • 14:16Përshkallëzon protesta në Tiranë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë, policia nis ofensivë për t’i zmbrapsur