Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, flasin nga Prokuroria

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 16:38
Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, flasin nga Prokuroria

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, procesi i ekshumimit po realizohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave.

“Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi identitetin e mbetjeve mortore apo natyrën e dy rasteve.

Prokuroria ka theksuar se informacionet e mëtejshme do të publikohen vetëm në atë masë që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.

“Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

20:49

Më shumë nga Lajme

  • 11:25‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime
  • 11:24Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg
  • 11:24Çitaku për Flora Brovinën: Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë
  • 11:17Arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për kanosje në Kaçanik, i konfiskohet edhe arma e gjuetisë
  • 10:56Vdes Flora Brovina