Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshimet për helmim: 31 pacientë në trajtim në QKUK, 11 raste konfirmohen me salmonellë

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 14:35
Dyshimet për helmim: 31 pacientë në trajtim në QKUK, 11 raste konfirmohen me salmonellë

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se aktualisht po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Sipas njoftimit, gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 30 persona, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar 11 raste pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis.

Në këtë periudhë janë pranuar edhe pesë pacientë nga Hani i Elezit me simptoma të ngjashme, ndërsa dyshohet se numri i të prekurve mund të jetë më i madh.

QKUK bën të ditur se të gjithë pacientët e shtruar po marrin trajtimin e nevojshëm dhe gjendja e tyre është në përmirësim, ndërsa po punohet për identifikimin e burimit të infeksionit.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se aktualisht po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona. Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit.

Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe treditore janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme. Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh. Stafi mjekësor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po monitoron vazhdimisht gjendjen e tyre, ndërsa po punohet intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit.

Rekomandime të rëndësishme për qytetarët:

Shmangni ushqimet e shpejta: Rekomandohet të shmanget konsumimi i produkteve të tipit “fast food”, posaçërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve.

Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë: Nëse pas konsumimit të ushqimit shfaqni simptoma si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku, drejtohuni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore.

Klinika Infektive do të vazhdojë të mbajë të informuar publikun në mënyrë transparente për çdo zhvillim të ri, sapo të konfirmohen të dhënat nga autoritetet përgjegjëse epidemiologjike

Më shumë nga Lajme

  • 13:55Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, pronari vret shqiptarin
  • 13:17Pamje të papara: Si fëmijë marshonte me Thaçin, sot Çlirimi marshon për të dhe shokët e tij
  • 13:10“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme
  • 13:08Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush
  • 12:50Ilir Deda me propozime për kundërshtimin e aktgjykimit të Hagës: NATO-s t’i kërkohen dokumentet relevante nga arkiva