Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dyfytyrësi e hipokrizi”, Mushkolaj: VV-ja vetë ka folur për “popull serb” në Kosovë

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 21:03
“Dyfytyrësi e hipokrizi”, Mushkolaj: VV-ja vetë ka folur për “popull serb” në Kosovë

Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar se bllokimi i konstituimit të Kuvendit po bëhet me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvend, pas përplasjes rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Mushkolaj tha në Debat Plus se arsyetimet e dhëna për moskonstituimin e Kuvendit janë të pabaza.

“Është parë haptazi që qëllimi është bllokimi i konstituimit të Kuvendit, me idenë që ta çojë deri në fund qëllimin për zgjedhje të reja, për shkak se arsyetimet që janë dhënë janë shumë banale”, deklaroi Mushkolaj.

Ai kritikoi kryetaren e zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetët e LVV-së për kundërshtimin e formulimit të përdorur nga përfaqësuesi i Listës Serbe, duke pretenduar se edhe vetë Haxhiu dhe Glauk Konjufca kanë përdorur më herët termin “popull serb” në Kosovë.

“Zonja Haxhiu dhe deputetët tjerë gjithë ditën na kanë thënë se përfaqësuesi i Listës Serbe që e propozoi nënkryetarin e përdori fjalën ‘në emër të popullit serb’, ndërkohë që vetë VV-ja, vetë Haxhiu dhe Konjufca kanë folur për popull serb në Kosovë. Domethënë, kjo është dyfytyrësi dhe hipokrizi e madhe”, tha Mushkolaj.

Sipas tij, një qëndrim i tillë nuk mund të paraqitet si patriotizëm, duke e cilësuar atë si “folklorizëm të tepruar”.

mushkolajvetëserb

Të ngjashme

Haradinaj: PDK e LDK ishin të gatshme për koalicion me Kurtin, VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor

Haradinaj: PDK e LDK ishin të gatshme për koalicion me Kurtin, VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor

21:25
Haxhiu-Simiqit: Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën

Haxhiu-Simiqit: Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën

13:18
Momenti kur Igor Simiqi “në emër të popullit serb” propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit

Momenti kur Igor Simiqi “në emër të popullit serb” propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit

12:51
Bajqinofci: Slavko Simiç në Kuvend je deputet i Republikës së Kosovës dhe e jo deputet i shtetit serb

Bajqinofci: Slavko Simiç në Kuvend je deputet i Republikës së Kosovës e jo deputet i shtetit serb

12:47

Më shumë nga Lajme

  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues
  • 22:42Haradinaj: Më 12 shtator do të jemi në shesh në mbështetje të çlirimtarëve