Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 11:38
Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë

Një rast i rëndë raportohet se ka goditur sistemin e burgjeve në Danimarkë.

Sipas medias daneze “DR Nyheder”, dy zyrtarë kosovarë të burgjeve po akuzohen si të dyshuar për sulm ndaj një të burgosuri derisa ishin në detyrë në Burgun e Vesterit.

Të dy i kanë mohuar akuzat.

Ata akuzohen se më 5 tetor, në cilësinë e zyrtarëve të burgut në detyrë, në bashkëpunim dhe pas një marrëveshjeje paraprake ose mirëkuptimi të përbashkët, i kanë shkaktuar të burgosurit disa goditje me grusht në fytyrë dhe në trup.

Sipas Shërbimit Danez të Burgjeve, zyrtarët kosovarë ndodheshin në Danimarkë për trajnim, në kuadër të përgatitjeve për të kryer detyrën e kujdestarisë ndaj të burgosurve danezë në burgun e Gjilanit, të cilin Danimarka e ka marrë me qira në Kosovë.

Zyrtarët kosovarë të burgjeve po ndjekin një trajnim shtesë gjashtëmujor në Danimarkë, me qëllim që të njihen me kushtet dhe rregullat daneze për trajtimin e të burgosurve.

Plani është që shtetasit e dënuar me dëbim nga Danimarka, të cilët vijnë nga vende jashtë BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ta vuajnë dënimin në Kosovë, pasi burgu të vihet në funksion.

Burgu ka qenë në qendër të debateve të shumta politike dhe është vonuar disa herë.

“DR Nyheder” ka tentuar të marrë një koment nga ministri i Drejtësisë, Nicolai Wammen.

Shërbimi Danez i Burgjeve nuk ka pranuar të japë intervistë, por në një deklaratë me shkrim ka thënë: “Shërbimi Danez i Burgjeve, si parim të qartë, nuk komenton raste konkrete. Mund të konfirmojmë se më 5 tetor 2026 ka ndodhur një incident në Burgun e Vesterit dhe se çështja i është dorëzuar policisë”.

burgjevekosovarëdanimarkë

Më shumë nga Lajme

  • 12:43Ish-ushtari i UÇK-së që u rrah në protestë, e denoncon rastin në IPK: Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë
  • 12:29Isa Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten
  • 11:45Kryekuvendari shqiptar uron Shiroka-Pulën në misionin e saj si presidente e Kosovës
  • 11:40Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë zgjedhjen e presidentes, Shiroka-Pula mbetet kushtetuese
  • 11:39Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK’në, vetetven e shtetin- Mesazh për ish-krerët, Kosova është pranë jush