Sot do të përkujtohet heroi i vendit, rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit në Basnjkë më 24 shtatorit të vitit 2023.
Nën patronatin e ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçlës, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha, do të organizohen aktivitete për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjaku.
Nga ora 10:30 do të bëhen homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
