Dy persona janë lënduar nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm te Zona Industriale.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha tutje Ahmeti.