Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 11:16
Dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Dy persona janë arrestuar, derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan, për vrasjen e biznesmenit nga Shqipëria, i cili u identifikua si Edmond Hyka.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në pranga u vu një 52-vjeçar (roja i karburantit), për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion.

I arrestuari tjetër është Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në kërkim u shpallën M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Më shumë nga Lajme

  • 13:10Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor
  • 13:07Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president
  • 13:02Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje
  • 13:00Lushaku-Sadriu: Pas tërheqjes së Sejdiut, ende nuk ka biseda për kandidatin e ri për president
  • 13:00Oda e Mjekëve reagon pas vdekjes së Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë