Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy persona të therur me thikë këtë mëngjes në Ferizaj, i dyshuari për sulmin po kërkohet nga Policia

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 09:53
Dy persona të therur me thikë këtë mëngjes në Ferizaj, i dyshuari për sulmin po kërkohet nga Policia

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se sot rreth orës tetë të mëngjesit në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj një person ka sulmuar dy të tjerë më thikë.

Dy viktimat janë transportuar në emergjencën e Ferizajt pasi fillimisht kanë marrë trajtim në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se i dyshuari për sulmin është larguar në drejtim të panjohur dhe se Policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.Për informacione shtesë, opinioni publik do të njoftohet përmes raportit vijues”, ka thënë Veseli.

Më shumë nga Lajme

  • 18:41Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet
  • 18:41Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë
  • 18:35Vijojnë përplasjet pranë Kryeministrisë/ Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve, hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë
  • 18:35Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet
  • 18:20Kusari-Lila: Shqiptarët e Luginës ta mbështesin Koalicionin Shqiptar