Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Mitrovicë, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit me iniciale Q.H. dhe R.H. dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.
