Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës po vazhdon edhe pas rreth dy orësh.
Ndryshe, dje Lumir Abdixhiku pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të LDK’së ka thënë se refuzimi i 6 deputetëve të partisë së tij për të përkrahur kandidaturën e Bekim Sejdiut e çon vendin pashmangshëm drejt zgjedhjeve.




