Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy muaj bllokadë me nga dy minuta seancë: Kuvendi i Kosovës ende pa funksion

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 16:19
Dy muaj bllokadë me nga dy minuta seancë: Kuvendi i Kosovës ende pa funksion

Më 15 qershor u bënë fiks dy muaj që nga nisja e përpjekjeve për të funksionalizuar Kuvendin e Kosovës.

Seanca e parë konstituive, më 15 prill 2025, pas më shumë se dy muaj nga zgjedhjet nuk ishte çudi që dështoi.

Ishin deputetët ata që nuk votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve, derisa kryeministri në detyrë, Albin Kurti këtë vlerësim të tyre ndryshe nga ai, e cilësoi sulm brendainstitucional.

Pas këtij acarimi të Kurtit, reagimet e tij do të bëheshin edhe më të rralla, sa nuk hapte gojën fare.

E pas dështimit të seancës së parë, shpejt ia nisi rritja e numrit të dështimeve. Lëvizjes Vetëvendosje nuk po i kalonte Albulena Haxhiu, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit.

Si zgjidhje e panë bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Më 5 maj VV-ja i dërgoi letër LDK-së.

”Pse të mos bëjmë koalicion?”, ishte pyetja e Kurti drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Por përgjigja e Abdixhikut ishte krijimi i një Qeverie të Trancizionit, e përbërë edhe nga ish-opozita, propozim ky që nuk i shkoi fort për shtati partisë së parë.

Edhe kjo përpjekje shkoi huq.

VV-së iu shtuan edhe më shumë kritikat nga partitë e tjera.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës së 15-të pati thënë se është i pakuptimtë insistimi i Albin Kurtit për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, duke ua drejtuar gishtin se janë pikërisht ata fajtorët për bllokim të Kuvendit.

”Shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së në të cilën i gjithë vendi ka mbetur peng i LVV-së, e cila përkundër kërkesës, propozimit dhe insistimit tonë të ndërrojë kandidaten, nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Në vende shumë më të zhvilluara se vendi ynë, në situata politike të caktuara ndërrohen kandidatët në mes të garës. Në ShBA, Partia Demokratike e ka ndërruar kandidatin e tyre që ka qenë president, në garën presidenciale. Ky insistim i zotit Kurti për Albulena Haxhiun është vërtetë i pakuptimtë dhe është si duket vetëm pasiguria e tij që nuk i ka numrat”, shprehej atë ditë lideri i PDK-së.

Shumë shpejt po shënohej edhe dështimi i 20-të.

Në atë kohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati thënë se për kryeparlamentar do ta votonin Glauk Konjufcën, por jo Albulena Haxhiun.

”Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do ta japim votën për një kandidat të VV-së që është unifikues. I kemi përmendur Bogujevcin dhe Selimin, por do të mundnim të votonim edhe zotin Konjufca, ish-kryetarin”, transmeton Klankosova.tv.

Por dështimeve s’po iu shihej fundi. Për këtë presidentja e vendit, Vjosa Osmani thirri takim konsultativ me kryetarët e partive politike më 15 maj. As ky takim nuk bëri hajër për të arritur një zgjidhje rreth ngërçit të krijuar në Parlamentin e Kosovës.

Kah fundi i majit aludohej se VV-ja ka arritur marrëveshje me Nisma-n. Këtë e hodhi poshtë kryetari i saj, Fatmir Limaj.

”Kena pasë një dakordim gojor. Ne të dy. Unë dhe Kurti. Ai mbet me diskutu me partner të vet, unë me partinë time. Ne s’kemi pasë marrëveshje me shkrim”, deklaronte i pari i Nismas.

Dje, u shënua dështimi i 32-të.

Tanimë deklarimet nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës po janë të zbehta, kryetarët e partive nuk prononcohen, e seancat zgjasin më pak se tre minuta.

Nuk po jepet as edhe një arsye pse po vazhdon kjo bllokadë institucionale.

Tanimë dihet se partia e parë dhe ish-opozita do të fajësojnë njëra-tjetrën në çdo deklarim të tyre. Zgjidhje nuk japin.

Dhe të martën shënohet tentativa e 33-të për të konstituuar organin legjislativ të vendit. A do arrihet shumica? – me shumë gjasë, jo.

A do të vazhdojë seriali edhe nesër, apo të ketë episodin final? Gjithçka do ta kuptojmë me fillim nga ora 10.00.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Shqipëri: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopterë në disa zona
  • 23:00Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë
  • 22:49Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
  • 22:44“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
  • 22:41Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet