Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy motra nga Kamenica vdiqën në aksident në Gjermani, reagon Kryetari i komunës

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 11:29
Dy motra nga Kamenica vdiqën në aksident në Gjermani, reagon Kryetari i komunës

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj është shprehur i prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë të Gjermani, ku humbën jetën dy motra nga fshati Topanicë i kësaj komune.

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. I prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën. Duhet forcë, durim e kurajo për përballimin e kësaj humbjeje të madhe. Ngushëllime e qoftë i përhershëm kujtimi për to!” shtoi ai.

Në autostradën A5 pranë Appenweier, të shtunën në mesditë ndodhi një aksident i rëndë. Sipas policisë, dy vajza kanë humbur jetën. Bëhej fjalë për një 18 dhe 24-vjeçare nga Kosova.

Mediumi gjerman, Tagesschau, shkroi se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë një ndryshim i pasuksesshëm i korsisë. Me shpejtësi të lartë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri nga të përfshirët është lënduar rëndë. Pesë automjete që po vinin pas nuk kanë arritur të frenojnë me kohë dhe kanë shkaktuar një aksident tjetër zinxhir.

Në aksidentin pasues të përplasjes nga pas, në të cilin u përfshinë gjithsej pesë makina, humbën jetën dy vajzat.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut