Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy javë afat: Abdixhiku kërkon konsensus për kreun e shtetit

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 22:14
Dy javë afat: Abdixhiku kërkon konsensus për kreun e shtetit

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për takim urgjent të të gjitha partive parlamentare shqiptare për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovo, teksa afati kushtetues i 4 marsit po afrohet.

Ai ka theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit u takon të gjithëve dhe se asnjë parti nuk duhet t’i shmanget këtij procesi.

“Jemi më datë 19 shkurt, jemi më pak se 2 javë kohë. Për të pasur ose zgjedhje të reja ose president të ri. Nëse për 2 javë Kosova nuk e zgjedh presidentin me automatizëm shkohet. Sa në herët që takohemi më mirë është. Dhe kur them takohemi është mirë të takohemi të gjitha partitë shqiptare parlamentare. Dhe të shohim të cilat janë interesat dhe mundësit për të bërë rrugën përpara. Në qoftë se ka abstenim prej partive politike, nëse një parti thotë se s’dua me u marrë me këtë punë fare mos të bëhet palë morale në këtë temë. Se po i ik përgjegjësisë.

Dhe përgjegjësia për presidentit na takon të gjithëve. Duhet të ulemi për të përcaktuar presidentin e ardhshëm”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.

4 marsi është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për figurën që do ta mbajë postin e presidentit për një mandat pesëvjeçar. Megjithëse të gjitha partitë politike flasin për nevojën e një figure konsensuale dhe për bashkëpunim, deri tani nuk ka emra konkretë të propozuar publikisht.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:54Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike
  • 13:51Nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, projekti përfshin pesë tunele dhe tetë ura
  • 13:47Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro
  • 13:42Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër
  • 13:41Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore