Një rast i pazakontë vjedhjeje dhe gjetjeje të një motoçiklete është zbardhur në Fushë Kosovë, ku autorë rezultuan dy fëmijë nën moshën 14-vjeçare.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 07 nëntor 2025 rreth orës 21:45, O.D. ka raportuar se i ishte vjedhur motoçikleta e tipit “XE–SYM” me ngjyrë të zezë, në rrugën “17 Shkurti”, te hyrja e banesës së tij. Motoçikleta, në vlerë rreth 1500 euro, ishte pronë e kompanisë FLEX Delivery Sh.P.K.
Në fillim, nuk ishte identifikuar asnjë i dyshuar, ndërsa rasti ishte dërguar për hetim në njësinë përkatëse në koordinim me prokurorin kujdestar.
