Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dushi i LDK-së i reagon VV-së për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese: Po e interpretojnë votën si dominim absolut

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 22:06
Dushi i LDK-së i reagon VV-së për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese: Po e interpretojnë votën si dominim absolut

Florian Dushi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, mendësi autokratike që synimet politike i vendos mbi rendin kushtetues

Ai ka kritikuar sulmet e përsëritura ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ato përbëjnë përpjekje për nënshtrimin e rendit kushtetues vullnetit politik të partisë në pushtet.

Sipas Dushit, relativizimi i pavarësisë së institucioneve kushtetuese minon sigurinë juridike dhe cenon themelet e demokracisë në Kosovë.Postimi i plotë:

Mendësia autokratike që “synimet e veta politike” i vendos mbi rendin kushtetues përbën rrezik serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës. Sulmet e përsëritura ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vepron ekskluzivisht në mbrojtje të Kushtetutës, nuk janë shprehje e demokracisë, por tentativë për ta nënshtruar rendin kushtetues vullnetit të përkohshëm politik e ideologjik të partisë në pushtet!Të inkurajuar nga vota e qytetarëve e cila po interpretohet si mundësi për dominim absolut, e jo si mandat për qeverisje brenda kufijve kushtetues, këto qëndrime po synojnë të relativizojnë pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Një praktikë e tillë minon drejtpërdrejt sigurinë juridike dhe e zhvesh demokracinë nga garancitë e saj themelore – të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të vendit.

Në një rend demokratik, shumica qeverisëse nuk është mbi Kushtetutën, as mbi gjykatën që e mbron atë. Çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje këtë parim nuk është vetëm sulm ndaj një institucioni, por goditje ndaj vetë themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, gjë që duhet të kundërshtohet në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet.

Më shumë nga Lajme

  • 12:46Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë
  • 12:35Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, në Serbi shfaqet grafiti kërcënues: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
  • 12:32“Thatë”, Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim
  • 12:09RTK: Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës vendosen mbi urën e Ibrit
  • 11:59Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët