Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Duke notuar nga Maroku, rreth 60 mijë emigrantë hynë në Spanjë brenda 24 orësh

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 17:15
Duke notuar nga Maroku, rreth 60 mijë emigrantë hynë në Spanjë brenda 24 orësh

Rreth 60 mijë emigrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku brenda vetëm 24 orëve të fundit, duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha kufitare të viteve të fundit.

Sipas BBC , të paktën 43 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për ta kaluar kufirin.

Fluksi i madh i emigrantëve vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi se emigrantët që ndalohen në det gjatë përpjekjes për të arritur në Ceuta ose Melilla nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.

Autoritetet spanjolle njoftuan se deri më tani mbi 25 mijë emigrantë janë kthyer vullnetarisht, nërsa zyrtarët lokalë kanë kërkuar ndihmë nga Madridi për shkak të rritjes së tentativave për kalim të kufirit, por të enjten situata doli jashtë kontrollit, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, tha se gjendja është “e paqëndrueshme”, duke theksuar se numri i emigrantëve të ardhur përfaqëson rreth 70 për qind të popullsisë së qytetit, e cila numëron afërsisht 83.600 banorë.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Spanjës vlerëson se numri i emigrantëve që kanë mbërritur është rreth 50 mijë, ndërsa njoftoi se ritmi i largimit nga Ceuta drejt Marokut ka arritur në rreth 150 persona në minutë.

Në anën tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se pamjet nga Ceuta janë “të papranueshme” dhe se situata duhet të ndalet menjëherë.

Ceuta dhe Melilla janë dy enklava spanjolle në Afrikën Veriore dhe përbëjnë të vetmet kufij tokësorë të Bashkimit Evropian me kontinentin afrikan.

Për dekada me radhë ato kanë qenë pika kryesore të emigracionit drejt Evropës dhe burim tensionesh diplomatike mes Spanjës dhe Marokut.

Më shumë nga Lajme

  • 08:06Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
  • 07:3528 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
  • 07:31KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu
  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales